Spanja: nga 1 oktobri, barka me qira kërkon patentë
Nga 1 oktobri 2026, kushdo që merr me qira në Spanjë një mjet lundrues motorik për qejf duhet të ketë licencia de navegación ose një dëftesë më të lartë. Real Decreto 1188/2025 ndryshon nenin 10 të Real Decreto 875/2014 dhe heq përjashtimin që lejonte marrjen me qira të barkave deri në 5 metra dhe maksimumi 15 kuaj fuqi pa asnjë dokument.
Përjashtimi mbetet vetëm për përdorim privat dhe sportiv: mosha mbi 18 vjeç, lundrim gjatë ditës dhe jo më larg se dy milje detare nga porti, marina apo plazhi i nisjes. Barkat me vela deri në 6 metra dhe mjetet e plazhit nuk përfshihen.
Firmat e qirasë do të kontrollojnë dokumentet e klientëve, ndërsa kush shpresonte në një barkë pa patentë duhet të ndjekë një kurs ose të marrë një skiper.
Burimi: El Estrecho Digital